E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: GJND do të konfirmojë pavarësinë e Kosovës

Ndërkohë, ministri Hyseni ka shprehur gatishmërinë për bisedime për shumë cështje me interes të përbashkët për të dyja vendet. Sipas ministrit kosovar, koncepti i ndarjes së Kosovës është ideja më e rrezikshme kur flitet për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, zoti Hyseni ka thënë po ashtu se, disa vende po përmbahen nga njohja e pavarësisë së Kosovës, sepse po presin vendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Megjithatë, shefi i diplomacisë kosovare nuk sheh asnjë lloj mundësi që gjykata të dalë me përfundimin se pavarësia e Kosovës nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.Sipas ministrit Hyseni, nuk ekziston kurrfarë rregulle apo norme e cila ndalon shpalljen e pavarësisë së ndonjë entiteti. “Prandaj jemi aq të sigurt që gjykata në fund do të konkludojë se shpallja e pavarësisë sonë nuk ka qenë e paligjshme. Ne jemi të bindur në paanshmërinë e gjykatës dhe jemi të sigurt se rezultati do të jetë pozitiv", ka thënë Hyseni.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›