E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria dhe Norvegjia do të thellojnë bashkëpunimin

Kamsvag shprehu vlerësimin e lartë për progresin e shpejtë dhe impresionues të Shqipërisë në vitet e fundit dhe kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ai gjithashtu shprehu interesin e Norvegjisë për të patur marrëdhënie aktive me Republikën e Shqipërisë. Kamsvag gjithashtu vlerësoi arritjet dhe ofroi ekspertizë teknike në fushën e burimeve energjetike dhe parandalimin e përmbytjeve. Kryeministri Berisha falënderoi për mbështetjen e qeverisë norvegjeze në procesin e integrimit, veçanërisht, atë të anëtarësimit në NATO. Kryeministri theksoi vullnetin e qeverisë shqiptare në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai shprehu kënaqësinë për praninë e kompanive norvegjeze me projekte të rëndësishme në energjetikë në Shqipëri, dhe inkurajoi që interesi i biznesit norvegjez të shtrihet edhe në burimet minerare, turizëm, e fusha të tjera me interes. Në përfundim të takimit, palët shprehën vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në të ardhmen.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›