E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policët e Kosovës kërkojnë plotësimin e kërkesave

Zëdhënësi i këshillit të përfaqësuesve të njësive të specializuara, Arbresh Dalipi, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se deri në realizimin e kërkesave, policët nuk do të zmbrapsen duke shprehur pakënaqësitë. Kërkesat e policëve janë zbatimi i menjëhershëm dhe në tërësi i Ligjit për Policinë e Kosovës, rritja e pagave 100% nga paga bazë, si dhe ndryshimi i kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme, ku specifikohet në mënyrë të detajuar marrëdhënia e punës dhe niveli i pagës.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›