E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stamboll, Ministrat e NATO-s diskutojne sot Kosoven

STAMBOLL-  Ministrat e Mbrojtjes së 28 vendeve anëtare të NATOS-s, përfshi dhe ministrin shqiptar Arben Imami janë mbledhur në Stamboll të Turqisë për një takim dy ditor. Takimi ka nisur që mbrëmë dhe në fokus do të jetë shqyrtimi i operacioneve në Afganistan. Por mediat raportojnë se do të diskutohet dhe për reduktimin e trupave të KFOR në Kosovë. Më 1 shkurt NATO vendosi të reduktojë trupat paqëruajtëse në Kosovë nga 14 mijë në 10 mijë trupa. Pritet që të diskutohet dhe për një reduktim tjetër të trupave me rreth 5700 trupa deri në 2010 nëse situata mbetet e qetë. Vendet e Aleancës mendojnë se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dhe këto trupa mund të dislokohen në Afganistan ku SHBA ka kërkuar më shumë angazhim me te madh. (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›