E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni: Mirënjohje vendeve që njohën pavarësinë e Kosovës

Po mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB për Kosovën. Në seancë po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ndërsa shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier-i po paraqet raportin në fillim të seancës. Fjalën hapëse gjatë seancës e mbajti kreu i UMNIK-Roberto Zannieri i cili e konsideroi UNMNIK-un si një garantuese të ligjit, e cila sheh më vëmendje zhvillimet më të fundit të arenës politike në Kosovë. Më pas ka qenë Ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç i cili ka raporuar në këtë senacë të fundit të Këshillit të Sigurimit. Ai shprehu vendosmërinë dhe shprehu kërkesën që KS të miratoje planin 6-pikësh të propozuar nga Sekretari i përgjitshshëm i OKB-së Ban Ki- moon. Jerremiç theksoi se Serbia do të përdorë çdo mjet diplomatik që të arrihet në miratimin e planit. Sipas Ministrit të Jashtëm serb nuk ka asnjë arsye që Kosova të trajtohet si një rast unik. "Prishtina duhet të pranojë domosdoshmërisht planin", nënvizoi Jeremiç. Në përfundim të fjakës së tij Ministri Jeremiç deklaroi se në asnjë rrethanë Serbia nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës. I pranishëm në seancë është edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni.Sipas tij zhvillimet e fundit në Kosovë kanë treguar se shteti i ri ka bërë progres që pas pavarësisë së Kosovës. Hyseni u shpreh se fakti që Kosova vazhdon të njihet nga shtete të nrdryshme tregon se Kosova e meriton që të jetë një shtet i pavarur. Ministri i Jashtëm shprehu mirënjohje për vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›