Obama: Po ndërtoj bordin për rigjenerim ekonomik

Presidenti i zgjedhur amerikan Barak Obama ka deklaruar se po krijon një bord të ri të rigjenerimit ekonomik për të siguruar një perspektivë të freskët për administratën e tij. Bordi i ri do të drejtohet nga Pol Volker, i cili ka shërbyer si kryetar i Rezervës Federale nga viti 1979 deri më 1987-ën, në administratën e presidentëve Xhimi Karter dhe Ronald Regan. Volker ka punuar në sektorin privat si një bankier investitor deri në vitin 1996. Ai gjithashtu ka drejtuar investigimet e Kombeve të Bashkuara për programin 'naftë në shkëmbim të ushqimit' me Irakun. "Muret e dhomës ekonomike ndonjëherë mund të nxjerrin burime të freskëta dhe mënyra të reja të të menduarit. Ky bord do të sigurojë që perspektiva për mua dhe administratën time të jetë më e mirë, me futjen e ideve të reja nga mbarë vendi në të gjithë sektorët e ekonomisë tonë", tha Obama në një konferencë për shtyp. Obama përvec Volkerit ka prezantuar edhe këshilltarin Austan Golsbi, që do të jetë shefi ekonomik i bordit. Ky bord do të këshillojë Obamën se si të gjallërojë ekonominë e sëmurë amerikane, duke i ofruar pavarësi asaj. Ndërkohë që presidenti ri amerikan Barak Obama është shprehur se në javët në vazhdim do të prezantojë edhe pjesën tjetër të administratës së re.