E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vendi nëkrizë të gjithanshmeqeveria të largohet

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste shpreh shqetësimin se vendi po përfshihet nga një krizë e gjithanshme ekonomike, demokratike dhe institucionale përgjegjësja e vetme e së cilës është qeveria e cila “nuk ka sy dhe aftësi për të përballuar krizën”.

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët Edi Rama përmendi sulmin e fundit që Partia Demokratike ndërmori ndaj presidentit Topi si “shprehje e krizës së gjithanshme të qeverisë”
PD deklaroi dy ditë më parë se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën duke mos emëruar ende kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin kryetarit aktual i ka mbaruar mandati në qershor 2010.
 
“Sulmet ndaj presidentit janë kriza më e re organike e këtij pushteti” – tha Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët dhe përmendi rishikimin e buxhetit 2010 ne parlament, dhe pr/ligjin e SHISH si “shfaqjet më shqetësuese të krizës së gjithanshme të krizës ekonomike, demokracisë dhe institucionale” .

“Partia Demokratike po gjunjëzon institucionet e këtij vendi me forma antikushtetuese antidemokratike dhe anti qeveritare”- nënvizoi kryetari i opozitës.

Rama këmbëngul se zgjidhja e krizës i ka rrënjët në kutitë e mbyllura të 28 qershorit. “Nëse transparenca nuk bëhet dhe e drejta për të parë të ëvrtetën e mbyllur në kuti mohohet kjo rrit përgjegjësinë dhe koston e kësaj qeverie por dhe kostot e të gjithëve ne“.

"Ka vetëm një zgjidhje: Qeveria duhet të largohet nëse nuk largohet ka vetëm përkeqësim të
situatës"- theksoi Rama.
 
KRIZA EKONOMIKE
Rama tha se rishikimi i buxhetit 2010 është “provë se kriza ka vënë poshtë vendin dhe ka ikur shumë përpara, ndërsa qeveria përpiqet ta ndjekë nga pas duke u munduar ta fshehë” Rama tha se ky rishikim është “i pamjaftueshëm për të përballuar krizën” dhe e quajti aprovim të “krizës së rëndë të demokracisë të parlamentit miratimin, “si asnjëherë tjetër” të rishikimit të buxhetit 2010 pa u lejuar diskutimi nen për nen i pr/ligjit.
“Vetëm në sektorin e fazonistëve kanë humbur punë 50 mijë vetë. Ndërkohë që u premtuan 160 mijë vende të reja pune në vit, kanë humbur 100 mijë vende. Nuk po u thuhet shqiptarëve për borxhin publik deficitin dhe as gjendjen e përgjithshme. Në të gjithë sektorin nuk ka shifra të vërteta të të ardhurave, vetëm të manipuluara dhe të fabrikuara për të krijuar imazhin e një ekonomie në progres
Nuk ka transparencë as për një vendim më të thjeshtë të qeverisë” .

Sipas kryetarit të PS-së opozita ka shprehur vullnetin për të lehtësuar krizën ndërsa nga pala tjetër ka “vetëm verbëri dhe shurdhëri”. I pyetur për hapat që do ndërmerren nga PS-së Rama tha protestat janë pjesë e rrugës opozitare, por la të nënkuptonte muajin shtator, duke iu thënë gazetarëve se muajin gusht duhej të pushonin mirë pasi në shtator do kishin shumë punë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›