E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi: Abuzime me amnistine fiskale

Blerina Hoxha

Komuniteti i biznesit eshte thellesisht i indinjuar per menyren se si institucionet e financave po e zbatojne amnistine fiskale. Dhoma Amerikane e Tregtise shprehu dje shqetesimin e saj lidhur me moszbatimin e sakte te ligjit ne leter, derguar ministrit te Financave, Ridvan Bode dhe zyrtareve te larte te Tatimeve. Sipas komunitetit amerikan te biznesit, deformimi i zbatimit te ligjit ka te beje me udhezimin per zbatimin e ligjit ne cilin saktesohet se, tatimpaguesit qe duan te perfitojne nga ligji per amnistine fiskale duhet te heqin dore nga apelimi administrativ apo gjyqesor, kunder vleresimeve tatimore apo doganore. Nese zbatohet ne kete menyre, atehere tatimpaguesit humbasin te drejten per te apeluar vleren e principalit, ne kurriz te perfitimit nga amnistia per gjobat dhe interesat. "Ky interpretim i ligjit per "Amnistine Fiskale" dhe udhezimit perkates eshte ne kundershtim me qellimin e amnistise fiskale dhe dispozitat ne fjale, dhe ne besojme se ky nuk ishte qellimi i hartuesve te ligjit. Ne fakt, ne rast se do te kishte ndonje detyrim per te terhequr apelimin administrativ apo gjyqesor, kjo gje duhej te ishte e percaktuar shprehimisht ne ligj", thuhet ne deklaraten e Dhomes Amerikane te Tregtise. Nga ana tjeter burimet ne Ministrine e Financave sqarojne se, ligji e ka shprehur qarte se ka falur gjobat dhe jo principalet. Me kete kendveshtrim, ligji fal kamatat mbi gjobat e bizneseve por jo vete gjoben. Ligji per "Amnistine Fiskale" dhe udhezimi i ministrit te Financave nuk kane parashikuar shprehimisht kushtin e heqjes dore nga apelimi si dhe nuk kane lene vend per interpretime qe mund te cenojne te drejten e apelimit kunder vleresimeve te administrates. "Ne fakt, apelimi kunder vleresimeve te administrates publike (tatimore apo doganore) eshte nje e drejte themelore e tatimpaguesve ndaj vleresimeve abuzive dhe jo te bazuara ne ligj" thuhet ne letren drejtuar autoriteteve te financave. Ata vijojne se, nuk besojne se, qellimi i ligjvenesit eshte qe nepermjet faljes se gjobave dhe interesave, te heqe te drejten e ankimit kunder ketyre vleresimeve. Perfaqesuesit e biznesit amerikan i degeve te tatimeve dhe doganave qe te mos kushtezojne zbatimin e ligjit per amnistine fiskale me heqjen dore nga apelimi. "Duke konsideruar se, afati ligjor per perfitimin e faljes se gjobave dhe kamatevonesave perfundon me date 7 Prill 2009, lutemi qe te veproni sa me shpejt qe te jete e mundur", thuhet me tej ne reagimin biznesit amerikan ne vendin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›