E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqiperise, nis matjen e cmimeve te importit

Nja matje per vleresimin e ndryshimit te cmimeve. Banka e Shqiperise sipas nje nisme te fundit do te mase ndryshimin e cmimeve te mallrave te importit per te pasur nje panorama sa me reale per ndryshimin e pergjithshem te cmimeve ne vendin tone ne ate qe tashme e quajme inflacion. Duke pasur parasysh rendesine e te dhenave dhe te statistikave ekonomike, Banka e Shqiperise ka ndermarre hapa konkrete ne drejtim te permiresimit te ndertimit, besueshmerise, disponueshmerise dhe shperndarjes se ketyre te dhenave. Ne kete kontekst, indeksi i cmimeve te importeve shqiptare shenon nje perpjekje tjeter per permiresimin e te dhenave dhe te statistikave ekonomike. indeksi i pare i ndertuar, perqendrohet vetem ne identifikimin e levizjeve te cmimeve te importeve shqiptare ne tregjet nga te cilat importohen, por jo efektin e kursit te kembimit. Sipas Bankes se Shqiperise, ky indeks eshte mjaft i rendesishem per rastin e Shqiperise, duke pasur parasysh faktin se ekonomia shqiptare eshte e vogel dhe e hapur. Eshte e qarte se llogaritja e nje mesatareje te peshuar te ndryshimeve ne ICK -te e vendeve kryesore nga ku importon Shqiperia, e llogaritur ne baze te peshes se importeve nga secili vend, mund te sherbeje gjithashtu, si nje alternative per levizjet e cmimeve te importeve shqiptare ne vendet e huaja. Pjesa me e madhe e indekseve te cmimeve, ndertohen per te identifikuar ndryshimet relative te cmimeve ne raport me periudha te ndryshme kohore, eshte gjithashtu e mundur qe indekset e cmimeve te ndertohen per te identifikuar ndryshimet relative te cmimeve, ne raport me vendet ose tregjet e ndryshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›