E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme, e ardhmja në BE

Ka nisur në orën 15:00 në Gykatën Ndërkombëtare të Hagës, seanca dëgjimore për delegacionin që përfaqëson palën kosovare e cila po paraqet argumentet e nevojshme në mbrojtje të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, por ajo u kundërshtua fuqishëm nga Serbia dhe një pjesë e serbëve të Kosovës.
Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni theksoi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, dhe kështu do mbetet, jo vetëm për Kosovën, por edhe për sigurimin e paqes në rajon. Hyseni theksoi se Kosova do të mbetet një vend i pavarur. "Kosova është e pavarur. Nuk ka kthim mbarapa, në të kundërt do krijohej destabilitet në rajon", argumentoi ai.
Në fjalën e tij, Hyseni foli edhe për zgjedhjet e 15 nëntorit duke theksuar se ato ishintë rregullta. Ai vlerësoi se misioni i EULEX-it ka dhënë ndihmë të madhe në vendosjen e sundimit të ligjit në vend.
Ministri i Jashtëm i Kosovës theksoi se të gjitha vendet afër Kosovës kanë njohur pavarësinë e saj, veç Serbisë. "Kosova ka tashmë 21 misione diplomatike dhe 9 konsullore ne gjithë botën. Kemi nënshkruar marrëveshje bilaterale me SHBA-në, Turqinë, Sllovenine e Shqipërinë", tha ai. Hyseni tha se sot Kosova është në paqe. Ai tha se terrori dhe dhuna e ushtruar mbi popullin e Kosovës nuk duhet harruar dhe nuk duhet përsëritet më. "Tashmë në rajon është siguruar paqja dhe stabiliteti, të cilat duhet ruajtur", shtoi ai. Hyseni tha se si për Kosovën edhe Serbinë e ardhmja është anëtarësimi në Bashkimin Europian. "E ardhmja jonë dhe e Serbisë është BE-ja. Ne shohim edhe ditën kur do zëmë vendin tonë si anëtar të Kombeve të Bashkuara", theksoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›