Hyseni argumenta para Hagës në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës
Shefi i diplomacisë kosovare Skënder Hyseni ka paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë argumentet dhe faktet që dëshmojnë legjitimitetin e pavarësisë së shtetit të ri të Kosovës. Në paraqitjen e tij para Gjykatës Ndërkombëtare Hyseni fillimisht ka folur për pozitën në të cilën gjendet Kosova sot, për të ofruar, siç ka thënë ai, substancë të rëndësishme për këtë proces. Hyseni ka përmendur Kushtetutën e Kosovës, duke e cilësuar atë si një "Kushtetutë moderne, e cila reflekton standardet më të larta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave". Hyseni ka folur edhe "ligjet e miratuara që mbulojnë fusha të rëndësishme të parashikuara në Planin Ahtisaari, sikurse është decentralizimi i qeverisjes lokale, mbrojtja e të drejtave të pakicave, dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare".
"Vetëm disa muaj pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë në shkurt 2008, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi në qershor 2008. Kjo Kushtetutë është në pajtim me Planin e hartuar më 2007 nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm, Presidenti Ahtisaari, për pavarësinë e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës është një kushtetutë moderne, e cila reflekton standardet më të larta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave. Ajo mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe u jep të drejta të posaçme komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë. Populli i Kosovës është krenar me këtë dokument themeltar", theksoi Hyseni.
"Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të Serbisë, dhe në të vërtetë përkundër presionit serb, serbët e Kosovës gjithnjë e më tepër po marrin pjesë në ndërtimin e institucioneve në Kosovë. Pajtimi ndërmjet të gjitha komuniteteve tona ka qenë prioriteti kryesor i institucioneve të Republikës së Kosovës", u shpreh ai.
Hyseni tha se Bashkësia ndërkombëtare ka luajtur një rol vital në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë, dhe në ofrimin e shpresës dhe perspektivës për popullin e Kosovës. Ndërkaq, duke folur për kërkesat e Serbisë për negociata të mëtejshme për çështjen e statusit, ai i ka cilësuar ato si të pamundshme dhe të padobishme.
"Është e paimagjinueshme që ne të pranojmë thirrjen e Serbisë për të kthyer orën mbrapa- për të zhvilluar negociata të mëtejshme, rreth asaj se a do ta pranojë apo jo Serbia Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo do të ishte tepër destabilizuese, dhe madje mund të prodhojë konflikt të ri në rajon", ka tërhequr vërejtjen ministri i jashtëm, për të nënvizuar se "pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kështu do të mbetet, jo vetëm për hir të Kosovës, por edhe për hir të paqes dhe sigurisë së qëndrueshme rajonale, për të cilën pavarësia e Kosovës ka kontribuar aq shumë", theksoi Hyseni.
Duke folur për vetë Deklaratën e Pavarësisë, të cilën e cilësoi si "manifestim dhe realizim të vullnetit politik të popullit të Kosovës ministri i Jashtëm kosovar Hyseni tha se nëpërmjet saj, Kosova është e përkushtuar ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe për parimet e demokracisë, sekularizmit, multi-etnicitetit dhe jo-diskriminimit.
Kryediplomati kosovar u shpreh se Kosova nuk mund dhe nuk duhet të harrojë krimet kundër njerëzimit dhe terrorin që është ushtruar mbi popullin e Kosovës. Sipas tij, gjëra të tilla nuk duhet të përsëriten asnjëherë. Por Hyseni deklaroi se pavarësisht vështirësive të së kaluarës, dhe vuajtjeve nëpër të cilat kaloi populli i Kosovës, ata ende dëshirojnë marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë.