E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni: Rusia dhe Serbia do ta njohin shtetin e Kosoves

Kosova pret qe ne pranveren e vitit te ardhshem te behet anetare e Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bankes Boterore. Kete e pohon ne nje interviste per "Koha Jone" edhe ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni i cili dje zhvilloi nje vizite zyrtare ne Tirane. Kreu i diplomacise kosovare thekson se eshte i sigurt se shume vende te tjera do te njohin se shpejti edhe pavaresine e Kosoves. Sipas Hysenit, qeverise i jane dhene premtime se edhe shtetet e Konferences Islamike do ta njohin Kosoven ne nje moment kur ajo ta kete me shume se tani te domosdoshme. Hyseni thekson se edhe Rusia dhe vete Serbia do te vije koha kur ta njohin Kosoven si te pavarur. Nga ana tjeter, ministri i Jashtem i Kosoves flet edhe per synimin e qeverise per te nenshkruar marreveshjen e Stabilizim-Asocimit, duke premtuar se Kosova do te jete shume agresive ne kete proces te rendesishem per te ardhmen e sa evropiane.

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se brenda vitit 2008 pavaresia e Kosoves do te njihet nga 100 shtete. Cilat jane edhe perpjekjet e qeverise dhe diplomacise kosovare per te permbushur kete deklarate?

Kryeministri nuk ka theksuar ne menyre eksplicite se pavaresia e Kosoves do te njihet brenda ketij viti nga 100 shtete. Me shume figurativisht kryeministri ka thene se jo vetem 100, por te gjitha vendet anetare te OKB-se do ta njohin nje dite Kosoven. Nderkohe qe ministria e Puneve te Jashtme ne rend te pare ka angazhuar te gjitha energjite qe i ka ne dispozicion aktualisht, ne pajtim me strukturen qe ka ne dispozicion, qe numri i njohjeve te Kosoves te shtohet nga dita ne dite. Pas shperthimit te fuqishem te njohjes qe pati ndodhur menjehere pas shpalljes se pavaresise tani ka nje ulje dhe nje qetesim te trendit te njohjeve. Nderkohe kane qene edhe situata te tjera si konfigurimi i UMNIK-ut, mbajtja e Asamblese se Pergjithshme tani me 23 shtator, qe mendoj se kane pasur ndikim edhe ne trendin e njohjes se Kosoves nga shtet e tjera. Mendoj se disa vende qe ende nuk kane nje qendrim ne lidhje me kete ceshtje po presin edhe pak per te pare se cfare drejtimi po marrin disa iniciativa dhe Kosova si shtet i ri dhe i pavarur. Po keshtu, disa shtete mendoj se kane pritur cfare Kushtetute do te kete dhe cfare pakete do te kete ky shtet i ri ne lidhje me te drejtat e njeriut dhe komunitetet. Te gjitha keto tashme jane te qarta per shume vende. Ne po vazhdojme te lobojme, te punojme dhe te japim informacionin e duhur te vendet te cilat ende se kane kete informacion. Une mund te them qe numri i njohjeve do te shtohet shume shpejt, por ne po ballafaqohemi edhe me Asamblene e Pergjithshme te OKB-se dhe me iniciativa per interpretime juridike per shpalljen e aktit te pavaresise dhe ne jemi mobilizuar ti bllokojme keto iniciativa ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Kete po e bejme me perkrahjen e miqve dhe atyre qe na kane njohur. Por per te vendosur afate strikte se kur do te ndodh kjo apo ajo eshte e veshtire, sepse jo cdo gje varet nga ne. Ne dhe autoritetet shqiptare po bejme ate cfare mund te bejme. Ne kete kuader dua te theksoj se edhe autoritet shqiptare po i japin nje ndihmese te pazevendesueshme institucioneve te Kosoves ne ate qe e quajme lobim per njohjen e shtetit te Kosoves. Mirepo vete akti i njohjes ne fund te fundit eshte nje ceshtje qe eshte ne diskrecion te plote te secilit vend dhe duhet t'i lihet cdo vendi vec e vec koha e mjaftueshme per te bere edhe njohjen e pavaresise se Kosoves.

Pavaresisht perpjekjeve, Kosova ende nuk eshte njohur nga vendet e Konferences Islamike. Cilat jane hapat qe do te merren ne lidhje me njohjen nga keto vende te cilat perbejne edhe 1/3-ten e vendeve te OKB?

Ne shpresojme se njohja e shtetit te Kosoves nga vendet e Konferences Islamike do te ndodhe ne bllok, nese jo natyrisht ne do te mireprisnim edhe nje njohje individuale nga keto vende anetare. Javen e ardhshem une do udhetoj ne Arabine Saudite, ku eshte edhe selia e Konferences Islamike dhe do te takohem me sekretarin e Pergjithshem te kesaj organizate me qellim lotimi, me dhe qellim perkrahje per pozicionin e Kosoves, sidomos tani ne seancen e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Ne kemi bere perpjekje te kontaktojme me vende islamike me vende te Liges Arabe dhe ju e dini se tashme disa vende islamike tani e kane njohur pavaresine e Kosoves, ne presim qe vende te tjera islamike do ta njohin sa me shpejt. Kjo sepse nuk besojme se ka ndonje arsye specifike per mosnjohje. Une jam i prirur te besoj qe me teper ky hezitim eshte rezultat i procedurave qe secili nga shtetet vec e vec ndjek, persa i perket edhe njohjes se vendeve te reja sesa ndonje arsye tjeter konkrete qe do te ishte kunder pavaresise se Kosoves. Prandaj ne me te drejte presim qe vendet nga Liga Arabe nga Konferenca Islamike ta njohin Kosoven, kemi shume premtime se kjo njohje nga keto vende do te vije ne kohen kur Kosoves do t'i duhet me shume.

Qeveria e Kosoves ka bere edhe kerkese per anetaresimin ne institucionet financiare te Fondit Monetar Nderkombetar te Bankes Boterore. Kur pritet te anetaresohet Kosova ne keto organizata te rendesishme?

Ka plane shume konkrete per anetaresimin e Kosoves ne keto dy institucione te rendesishme financiare. Une kam pasur privilegjin te pres pak dite me pare ne Prishtine edhe misionin e pare per anetaresim te Fondit Monetar Nderkombetar, i cili tashme ka filluar punen e gjithanshme me institucionet e Kosoves me ministrite perkatese per te zbatuar procedurat e anetaresimit. Une besoj se ne afat optimal Kosova do te behet anetare e FMN-se. Madje kjo pritet te ndodhe maksimalisht ne pranveren e vitit te ardhshem. E njejta gje vlen besoj edhe per Banken Boterore. Por besoj se ceshtja e njohjeve te reja lidhet edhe me anetaresimin e Kosoves ne keto institucione. Kjo lidhet kryesisht me arritjen e kuotes se nevojshme te njohjeve, ne menyre qe Kosoves t'i sigurohet edhe anetaresimi i sigurt neper organizata te ndryshme nderkombetare financiare dhe politike. Por FMN dhe Banka Boterore jane edhe dy institucionet e para ne te cilat besoj se procesi i anetaresimit do te rrumbullakoset shume shpejt.

Kur mendohet se do te nisin edhe negociatat mes Kosoves dhe Komisionit Evropiane per nenshkrimin e marreveshjes se Stabilizim-Asocimit?

Ketu mund te behet shume. Kosova ka vite qe ndjek qe nje proces qe duhet mekanizem percjelles per Stabilizim-Asocimin. Meqe tani Kosova eshte nje vend i njohur nga 21 vende anetare te Bashkimit Evropian dhe mendojme se se shpejti do te njihet edhe nga 6 te tjera, atehere ky proces do te shnderrohet ne nje marreveshje te mirefillte te Stabilizim-Asocimit, proces te cilin Kosova do ta ndjeke me agresivitet te madh. Kjo sepse ne kete fushe Kosova ka krijuar edhe avantazhe, ka rreth 4 vite qe cdo ligj qe kalon ne Kuvendin e Kosoves, behet pasi ka marre edhe certifikimin e duhur se eshte ne perputhje te plote te legjislacionin e Bashkimit Evropian. Keshtu qe nje dite kur Kosova te kete nenshkruar MSA-ne ajo do te kete nje pozicion komod pasi nje pjese te mire te legjislacionit do ta kete ne perputhje me ate evropian. Nga ana tjeter te gjitha institucionet ne Kosove po punojne ne te gjitha dikasteret per te reformuar edhe sistemin e saj juridik, ne menyre qe te jete e gatshme ta kryeje sa me shpjet kete proces.

Kur mund te nise edhe dialogu normal mes qeverise se Kosoves dhe asaj te Serbise?

Persa i perket Kosoves ka gjasa te ndodh neser. Kosova eshte e gatshme per te hyre ne bisedime dhe negociata me Beogradin, duke nisur nga neser per te diskutuar per nje varg ceshtjesh te interesit te ndersjellet, si rruget, hekurudhat, sistemi energjetik, tregtia etj. Ne lidhje me keto ceshtje dhe te tjera ne jemi te gatshem te nisim negociatat ne cdo kohe, te bisedojme ne menyre te drejtperdrejte pa negociues si dy shtete te lira dhe te pavarura. Kosova nuk eshte e gatshme dhe nuk do te jete kurre e gatshme te bisedoje me Beogradin ne lidhje me ceshtje qe lidhen sikur edhe ne menyre jo te drejtperdrejte me statusin e saj. Mund te bisedohet edhe ne lidhje me komunitetin serb ne Kosove por ceshtja e statusit eshte e permbyllur, Kosova eshte e lire dhe e pavarur dhe kjo eshte nje ceshtje qe nuk ka me kthim prapa.

Ne nje interviste dhene pak dite me pare gazetes "Koha Jone", ambasadori i Rusise ne Tirane eshte shprehur se Rusia nuk ishte kunder pavaresise se Kosoves. Mendoni se ka ndryshuar edhe qendrimi rus ne lidhje me ceshtjen e pavaresise dhe a eshte ky nje sinjal per nje njohje te mundshme te Kosoves nga Rusia?

Ne nje te ardhme te caktuar eshte krejt e natyrshme qe ne te presim qe shteti i Kosoves te njihet edhe nga Federata Ruse. Ndoshta ne nje te ardhshme shume te larget edhe nga vete Serbia sepse nuk ka alternative tjeter. Ne i kemi bere kerkese per njohje edhe Federates Ruse dhe tashme i mbetet kesaj federate te vendose kur do ta beje kete njohje. Natyrisht qe ne i dime problemet me kete federate ne lidhje me kete ceshtje, por ne shpresojme se ne nje te ardhshme qendrimi i tyre te permiresohet ne lidhje me pavaresine e shtetit te Kosoves, duke theksuar qarte se asnje lloj paraleleje nuk mund hiqet permes Kosoves dhe cfare do lloj krize kudo ne bote.

Ne nentor te ketij viti ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale. Mendoni se nje ndryshim i mundshem i pushtetit ne SHBA do te lidhet edhe qendrimin e ketij shteti ndaj Kosoves?

Nuk e besoj se nuk do te ndryshoje as ne nuanca dhe jo me thelbesisht. Kosova ka qene e bekuar sepse ka pasur perkrahje gjithe partiake ne Amerike. Qe ne perpjekjet e para te Kosoves per pavaresi per dinjitet dhe liri njerezore ne Amerike ne kemi pasur perkrahje dy partiake. Ne kongresin dhe senatin amerikan e vetmja pike qe i ka bashkuar te dyja partite njesoj ne kete qendrim. Ne kete pike Kosova ka qene e bekuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›