E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shenojne serish "legjionaret"

Dhjete minuta avantazh i la Parmes (gol i Kristiano Lukarelit me penallti ne te 32') sulmuesi shqiptar Migjen Basha ne barazimin 1-1 te Parmes me Riminin ne ndeshjen e vleshme per javen e pare te Serise b ne Itali. Basha (42'), lojtari qe shenoi dy gola ne kualifikueset e Euro U-19 ne Spanje e coi Shqiperine ne Elite Raund, realizoi nje supergol pas nje sllallomi te gjate. Faton Toski i dhuroi nje pike te cmuar Eintrahtit te Frankfurtit ne barazimin 2-2 ne transferte me Volfsburgun (java 3 e Bundesliges gjermane). Frankfruti shenoi i pari me Ionais Amanatidis (22), por Grafite barazoi me penallti ne te 27'. Akshan Dejagah shenoi golin e dyte te Hamburgut (51'), ndersa Faton Toski me nje goditje nga 18 metra realizoi per Frankfurtin golin e barazimit. Miram Sueljmani, kosovari me pasaporte serbe edhe pse shenoi golin e pare per Ajaksin pas nje perpjekje shembullore, nuk mundi te shmangte humbjen e pare te trajnerit Marko Van Basten ne debutimin e tij. Villem II, skuader ku skaut eshte punesuar ndihmestrajneri i kombetares sone Teo de Jong, fitoi me rezultatin 2-1: golat nga Demouge dhe Aerts.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›