E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni ne Londer, neser takon sekretarin Miliband

LONDER- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka mbërritur sot në Londër ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore.

Sipas ministrisë së Jashtme të Kosovës, nesër ministri Hyseni do të pritet në takime nga sekretari i Jashtëm britanik David Miliband si dhe nga ministri për Evropë në Foreing Office, Chris Bryant.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se "gjatë qëndrimit në Londër, ministri Hyseni do të mbajë një ligjëratë në Institutin prestigjoz ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) ku do të flasë për arritjet dhe progresin e Kosovës në dy vitet e pavarësisë"

Gjatë vizitës së tij, ministri Hyseni do të ketë takime edhe me përfaqësues diplomatikë nga vende të ndryshme të botës, të akredituar në Londër.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›