Xhifoni: Strategjia për veriun s'mund të prezantohet si dokument i BE-së
MITROVICE- “Strategjia për veriun e Kosovës që është hartuar nga institucionet e Kosovës dhe e ka mbështetur i dërguari i BE-së Piter Fejt nuk mund të prezantohet si dokument i BE.”- ka thënë i dërguari i BE-së për veriun e Kosovës, ambasadori i Italisë në Prishtinë, Mikele Xhifoni në një intervistë për gazetën serbe Blic.
Ai shton se ka një unitet absolut mes 27 vendeve të BE-së sa i përket perspektivës europiane të Kosovës dhe Serbisë dhe se bashkëpunimi rajonal është princip që të gjithë vendet e rajonit duhet ta respektojnë.
Me hapjen e zyrës së "Shtëpisë evropiane", të EULEX-it dhe Komisionit Evropian në veri të Mitrovicës, krijohen parakushtet për ngritjen e kredibilitetit të BE-së për realizimin e projekteve të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetës së popullsisë së atjeshme, ka thënë më tej Xhifoni. Ambasadori italian shtoi se ka për detyrë të bashkëpunojë me njerëzit e Komisionit Evropian për të identifikuar problemet dhe në dialog me njerëzit në terren të përpiqet që të gjejë zgjidhje siç është ndërtimi i ujësjellësit infrastrukturës, objekteve publike.
(s.g/BalkanWeb)