Durrës çmimi i bukës pritet të rritet
22/03/2010 Prodhuesit: Rritja artificiale, ka monopol. Tatimet kontroll për subjektet pa licencë
DURRES- Çmimi i bukës pritet të rritet me fillimin e muajit prill nga të gjitha linjat e prodhimit dhe fabrikat në vend. Grosistët e mëdhenj të industrisë së blojës janë njëherësh edhe importuesit e vetëm të grurit e të miellit dhe kjo ka provokuar në mënyrë të përsëritur rritje të pajustifikuar të çmimit. Gjatë 12 muajve të vitit 2009 është importuar 241.119 ton grurë rifuxho dhe 892 ton miell. Sipas statistikave, një vit më parë është importuar 17.360 ton grurë më pak dhe kjo shifër është justifikuar me rritjen e prodhimit vendës.
Çmimet
Por nga ana tjetër vërehet tendenca e rritjes së çmimit dhe tregtimit të miellit për furrat e fabrikat me çmim më të lartë sesa deri tani. Sot mielli që tregtohet në blojat e firmave grosiste shitet me çmim për 42 lekë/kg, çmim që pritet të shkojë në 45 lekë shumë shpejt. Shoqata e prodhuesve të bukës bëjnë të ditur se rritje të tilla janë artificiale, ashtu si dhe dy vite më parë kur mielli u shit me 53 lekë për kg dhe buka 800 gr u tregtua me 100 lekë. Në vendin tonë janë katër kompani që importojnë grurë dhe të katër kompanitë kanë ndërtuar fabrikat e mëdha të blojës së grurit. Kjo u ka dhënë mundësi të kenë jo vetëm fitime të konsideruara, por vërehet se ka ndikuar në ushtrimin e plotë të kontrollit mbi konkurrencën. Gjatë muajit janar të këtij viti është importuar vetëm një ngarkesë me grurë në sasinë prej 16.218 ton, ndërkohë që asnjë kv miell nuk është importuar që nga hyrja e këtij viti. Autoriteti i Konkurrencës ka nisur të shfaqë interesim në këtë drejtim duke u përpjekur të ruajë çmimin e sotëm në tregtimin e miellit. Paralajmërimet për rritjen e çmimit vinë edhe nga shoqata e prodhuesve të bukës, të cilët janë të parët që e preken nga luhatje të tilla.
Kontrolli nga tatimet
Inspektorati i Taksave dhe Tatimeve në degën e Durrësit do të inspektojë furrat e bukës për të rakorduar me statistikat e një viti më parë. Mbyllja e aktivitetit të disa furrave për shkak të ushtrimit të aktiviteti pa licencë nuk dha ndonjë rezultat konkret pasi linjat ilegale të bukës u rihapën përsëri duke dëmtuar konkurrencën në këtë sektor. Shoqata e prodhuesve të bukës ka dërguar një listë të gjatë me emrat e personave që prodhojnë bukë pa licencë. Lokale të tilla ka afër spitalit, SIAC-ut, fabrikës së makaronave, Spitallë, Porto Romano, Kënetë, mbikalimi Shkozetit, Shkozet, Drejtoria Automjeteve, në Plazh tek Apolonia, Hekurudha etj. Një pjesë madje për shkak të mosplotësimit të kushteve më të domosdoshme përdorin edhe ujë pusi për të ulur brumin, ndërkohë që mungojnë plotësisht kushtet higjieno-sanitare. Gatim i bukës kryhet përgjithësisht në orët e natës dhe kjo ka vështirësuar së tepërmi identifikimin e lokaleve të paregjistruara. Por Drejtoria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve në bashkëpunim me shoqatën e bukëpjekësve identifikuan disa aktivitete prodhuese të palicencuara dhe pasi vendosën gjoba detyruan pronarët të regjistrohen. Më shumë se 30 furra në Durrës kanë ushtuar aktivitet pa letra dhe kanë mbetur jashtë kontrolli duke vënë në merak jo vetëm tatimorët për mospagesë të detyrimeve, por edhe higjienën. Çështja e peshës së bukës, procesit të fermentimit, cilësisë së ujit, kushteve të ruajtjes së miellit dhe libreza profesionale e një bukëpjekësi kanë qenë në epiqendër të kontrolleve. Drejtoria e Higjienës dhe Epidemiologjisë ka vendosur dhjetëra gjoba për librezën shëndetësore, ashtu si dhe PMNZSH për masat e detyruara për të ruajtur objektin nga zjarri. Në një ditë Durrësi së bashku me fshatrat përreth konsumon nga 100 mijë deri në 110 mijë bukë në ditë.
Abuzimet me çmimin dhe peshën
Shoqata e bukëpjekësve ka paraqitur dy ankimime, të cilat vijojnë të mos kenë marrë zgjidhje përfundimtare. Së pari, kjo shoqatë ndeshet me numrin shumë të madh të furrave që prodhojnë bukë pa licencë dhe veç mospagesës së taksave këto furra kanë luajtur në mënyrë të përsëritur me peshën e një buke. Shumëllojshmëria e prodhimit të bukëve dhe simiteve u ka dhënë dorë të lirë këtyre furrave të abuzojnë me çmimin. Madje spekulimet kanë shkuar edhe më tej duke provokuar rritje masive të çmimit nga prodhuesit edhe pse nuk ka pasur asnjë luhatje konjektura e tregut në vend apo ajo ndërkombëtare. Tatimorët kanë dalë në terren për të ribërë “inventarin”, si dhe për të parë nga afër kushtet teknologjike.