E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni në dilemë, ende i pavendosur

Ani pse kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në hapjen e Kongresit të Partisë Demokratike të Kosovës, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Hydajet Hyseni është në dilemë të marrë apo jo pjesë në kongres.

Hyseni në një prononcim për Indeksonline ka deklaruar se ende nuk ka vendosur se çfarë të bëjë sot. “Nuk e di a do marr pjesë, do të shohë gjatë ditës, edhe ashtu jam pak i ftohur”, ka deklaruar ai.

Indeksonline ka bërë përpjekje të kontaktojë edhe disa prej anëtarëve tjerë të kryesisë së PDK-së të cilët kanë shprehur pakënaqësitë rreth procesit të brendshëm zgjedhor të PDK-së, mirëpo të njëjtit nuk kishin qasje në telefonat e tyre.

Tashmë dihet që sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Jakup Krasniqi ka vendosur ta bojkotojë kongresin e partisë, pasi që sipas tij, procesi nuk ka shkuar në mënyrën e duhur. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›