E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni perballe Parlamentit

Ministri i Puneve te Jashtme i Kosoves, Skender Hyseni, do te perballet sot me anetaret e Komisionit te Puneve te Jashtme te Kuvendit te Kosoves, rreth aktiviteteve te diplomacise kosovare. Ministri ka paralajmeruar njohje te reja te shtetit te Kosoves, ne muajt e pare te ketij viti, ndersa ka theksuar se shume shpejt, Ambasadat e Kosoves do hapin edhe perfaqesite konsullore. Hyseni eshte akuzuar vazhdimisht nga opozita se nuk po ben lobim te forte per njohjen e Kosoves. Nderkohe zevendesministrja e Puneve te jashtme Vlora Çitaku ka thene se se shpejti ne fillim te muajit shkurt Ministria e Puneve te Jashtme do te shpalle konkursin per ambasadore te Republikes se Kosove ne 21 vende te botes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›