Dështon diplomacia serbe në PE
Bruksel-Përpjekjet e Serbisë në Parlamentin Evropian kanë dështuar. Diplomacia serbe është përpjekur qe me anë të disa deputetëve të këtij Parlamenti, të ndryshonin tekstin e për Kosovën, të paraqitur javën e kaluar në Komitetin për Politikë të Jashtme nga deputeti, Joost Langendijk. E përditshmja “Koha Ditore” bën të ditur se ishin paraqitur më shumë se 160 amendamente, më së shumti nga disa deputetë nga Rumania dhe Greqia – vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Shumica e këtyre amendamenteve, kishin për qëllim që Parlamenti Evropian të pranonte faktin se Pakoja e Ahtisaarit nuk është ndonjë dokument zyrtar, se ajo nuk është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, se statusi i Kosovës nuk është përfundimtar, pasi Kosova nuk është anëtar i asnjë organizatë ndërkombëtare etj. Mirëpo, angazhimi i deputetit nga Holanda Langedijk, pastaj Grupit më të madh Demokristian në Parlamentin Evropian EPP, si edhe i disa deputetëve nga Hungaria, Belgjika dhe Gjermania, bëri që përpjekjet e tilla të diplomacisë serbe të mos kalonin në PE.
Sidoqoftë, në variantin e fundit të tekstit të projektrezolutës, të votuar javën e kaluar, përshëndetet vendosja e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, ndërsa u kërkohet më shumë angazhim nga institucionet e Kosovës dhe ato të BE-së për stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik.