Feith jo kthimit të fondeve të privatizimeve
Prishtinë -Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Piter Feith ka reaguar pas kërkesës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për kthimin e fondeve ekzistuese të privatizimit në Kosovë. Pas diskutimeve me Kryeministrin e Kosovës për këtë çështje, Feith thotë se Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin dhe Ligji për AKP-në theksojnë qartë që fondet e privatizimit duhet të investohen në mënyrë të sigurt.
"Këto investime zakonisht ofrojnë kthim të ulët por me rrezik shumë të vogël. Ky rregull është shumë i rëndësishëm, sepse mbron fondet e privatizimit nga ekspozimi i lartë dhe joadekuat ndaj rreziqeve të tregut dhe ka për qëllim që të ruaj interesat e përfituesve kryesor nga fondi që janë kreditorët dhe pronarët e ndërmarrjeve shoqërore (NSH) si dhe buxheti i Kosovës"-theksoi Feith, duke shtuar se AKP –ja t’i përmbahet këtij rregulli shumë të qartë dhe të thjeshtë, ndërsa ai do ta monitorojë nga afër respektimin e saj. qik/start