E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni pret në një takim lamtumire ambasadoren Kaidanow

Në këtë takim, ministri Hyseni e falënderoi ambasadoren Kaidanow për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkushtimin personal të saj gjatë 13 vjetëve të angazhimit në cilësi të ndryshme rreth Kosovës.

Nga ana e saj, ambasadorja Kaidanow, po ashtu shprehu admirimin dhe respektin e saj për gjithë arritjet e Kosovës në përgjithësi dhe të diplomacisë kosovare në veçanti. Ajo e falënderoi ministrin Hyseni për bashkëpunimin e ngushtë që kanë pasur gjatë shumë viteve që nga koha e paraluftës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›