Hyseni takon Di Karlon, diskutime për Kosovën pas GJND-së
Pasi shprehu u mirënjohje Shteteve të Bashkuara për kontributin e vazhdueshem në çështjen kosovare, ministri Hyseni theksoi nevojën e bashkërendimit të ngushtë të aktiviteteve dhe veprimeve mes të dy vendeve.
Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë sot për median, Ministria e Jashtme e Kosovës bën me dije se kryediplomati kosovar ka vijuar serinë e takimeve me përfaqësues të përhershëm të akredituar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
Vetëm gjatë ditës së sotme ministri ka zhvilluar mbi dhjetë takime të ndryshme, në qendër të të cilëve ka qenë përmbajtja e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Hyseni ka vijuar me thirrje drejtuar vendeve të ndryshme për të njohur shtetin e ri.