Kosovë, të tjera akuza ndaj guvernatorit të BQ-së
Prokuroria Speciale e Kosovës ka zgjeruar hetimin ndaj Rexhepit, duke e ngarkuar atë edhe me dy akuza shtesë. Në njoftimin e EULEX-it lëshuar sot pasdite thuhet se “çështja ka të bëjë me lëshimin e licencave të punës së kompanive të sigurimit gjatë periudhës 2006-2008”.
Guvernatori Bankës Qendrore të Kosovës u arrestua javën e kaluar dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi oficerët e Policisë së Kosovës që janë pjesë e Task Force Kundër Korrupsionit, kishin bastisur shtatë lokalitete, përfshirë zyrat e Bankës Qendrore.