E Diel, 1 Nëntor 2026

Pak: Veriu i Kosovës, vetëm sipas planit "Ahtisari"

Në një intervistë për "Radio Kosovën" eurodeputetja gjermane theksoi se problemi i veriut të Kosovës duhet të zgjidhet vetëm në bazë të planit të Marti Ahtisarit, ndërkohë që e cilësoi të drejtë vendimin e GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

“Për të qenë më e saktë, personalisht nuk kam pritur që ai të jetë kaq i qartë në tekstin e tij. Serbët që e kanë kërkuar përgjigjen nga kjo gjykatë e kanë marrë atë në mënyrë shumë të qartë dhe tani duhet të ballafaqohen me këtë përgjigje. Kjo do të thotë se tani kur pavarësia e Kosovës është shpallur e përligjur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Serbia nuk mund të sillet më si më parë me Kosovën. Mendoj se vendimi i GJND-së është një rast i mirë për politikanët e Serbisë që tani të instalojnë një politikë të arsyeshme në raportet me Kosovën”, ka thënë Pak.

Ajo shtoi se ka ardhur koha që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë tani. “Këta e kam kërkuar edhe në komunikatën time menjëherë pas shpalljes së vendimit të GJND-ës. E kam thënë se pesë shtet e BE-s nuk kanë më të drejtë të sillen në kundërshtim me vendimin e 22 vendeve tjera, por duhet të ndjekin shembullin e tyre dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës. Për më tepër që këto pesë shtet janë pjesë e misioni EULEX të BE-së dhe po japin kontributin e tyre për vendosjen e shtetit ligjor në Kosovë. Tani ato duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës pasi e kanë edhe bazën ligjore që u ka dhënë GJND-ja. Unë llogaris që këto vende të ndryshojnë qëndrimin e tyre përballë Kosovës”, është shprehur eurodeputetja Pak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›