Hyseni takon homologun gjerman në Berlin
Gjatë takimit, dy ministrat kanë biseduar për Kosovën dhe ecurinë e saj në dy vitet e para të shpalljes së pavarësisë. Ministri Hyseni, ka shprehur besimin e plotë se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën, ashtu sikurse ka bërë edhe deri më tani.
Ndërkaq, ministri Hyseni e njohu ministrin e Jashtëm gjerman me progresin që Kosova ka arritur nga shpallja e pavarësisë e këndej, duke u ndalur po ashtu edhe në sfidat dhe vështirësitë me të cilat shteti më i ri në botë po ballafaqohet. Temë e bisedës po ashtu ishte edhe forcimi i mëtejmë i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona, për çka dy ministrat e jashtëm të të dy vendeve, etj.
Ministrat Hyseni dhe Westerwelle u pajtuan po ashtu edhe në domosdoshmërinë e fuqizimit të partneritetit strategjik me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Ministri Hyseni po ashtu, gjatë bisedës e siguroi ministrin Westerwelle se Kosova është e përkushtuar në udhën e saj drejt proceseve integruese dhe se e ardhmja e Kosovës është integrim i në BE, NATO dhe sigurisht anëtarësimi në OKB.
Temë e posaçme e takimit ishte edhe prezantimi që Kosova pati në dy javët e fundit në procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për çka edhe ministri Hyseni e njohu ministrin Westerwelle me ecurinë e zhvillimeve në dy javët që Kosova mbrojti legjimitetin e shpalljes së pavarësisë në GJND. Në këtë kuadër, ministri Hyseni ripërsëriti qëndrimin e njohur se, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kështu do të vazhdojë të jetë gjithmonë.