PDU gjyq Greqisë në gjykatat ndërkombëtare për pronat
Në mëngjesin e sotëm, përfaqësuesit e kësaj firme u takuan me historianët Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Ahmet Mehmeti etj, për të njohur aspektin historik të gjenocidit mbi popullsinë çame gjatë luftës së dytë botërore dhe sfondin e ngjarjeve pararendëse.
Nesër, përfaqësuesit e kompanisë prestigjoze ligjore do të jenë në qytetin e Vlorës ku do të dëgjojnë dëshmimtarë okularë të gjenocidit mbi popullsinë çame. Në fund të këtyre takimeve, ditën e diel kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet do të mbajë një konferencë për shtyp për të shprehur arritjet e këtyre takimeve dhe për të paralajmëruar nisjen e ndjekjes ligjore të zgjidhjes së çështjes çame.
Firma prestigjoze britanike është një ndër më të njohurat në arenën e të drejtës ndërkombëtare për çështje të gjenocidit, spastrimit etnik dhe pronësisë. Ajo është marrë me zgjidhje ligjore të këtyre problemeve në raste si Kosova, Kroacia, Bosnjë Hercegovina si edhe Kamboxhia me Kmerët e Kuq.
"Partia Drejtësi dhe Unitet besnike në premtimin e saj përpara qytetarëve shqiptarë, për zgjidhjen e çështjeve kombëtare, e në veçanti për zgjidhjen e çështjes çame, zotohet se do ta çojë deri në fund ndjekjen ligjore për këtë çështje të pazgjidhur për më shumë se gjysmë shekulli, në Strasburg për çështjen e pronave dhe nëse është e nevojshme në Hagë për çështjen e gjenocidit", thuhet në deklaratën e kësaj partie.