Hegjemonizimi i Shkupit me figura sllavomaqedonase
Lajmi bëhet i ditur nga burime qeveritare për agjencinë e lajmeve "INA", të cilët theksojnë se plani i Gruevskit do të realizohet sidomos tani pasi që atij i është dhënë hapësirë nga BE-ja me mosdhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Mosvendosja e përmendoreve antike që paraqesin edhe provokim për Greqinë, kishte shtuar edhe reagimet e Brukselit, me ç`rast ishte kërkuar që Gruevski të heqë dorë nga këto projekte.
Mirëpo tani pas dështimit në Bruksel më 7 dhjetor, Qeveria e Gruevskit po shqyrton mundësinë për të realizuar qëllimet e saj. Sheshi i Shkupit do të pushtohet nga përmendoret e njëpasnjëshme, të cilat tashmë janë të përfunduara dhe pritet vetëm ceremonia e vendosjes. Komuna Qendër në bashkëveprim me Qeverinë e Maqedonisë tanimë ka zgjedhur edhe vendet e përshtatshme përreth sheshit ku do të vendosen fillimisht disa nga 17 përmendoret e planifikuara. Ky projekt gjithsejtë ka kushtuar mbi 10 milion euro, ndërsa paratë kryesisht janë pjesë e buxhetit të shtetit. Për rreth urës "Goce Dellçev" në të dyja anët do të vendosen statuja të "luanëve", dy statuja antike dhe një e shekullit të XVI, por kryesisht me elemente sllavomaqedonase.
Ndërsa pas tyre vijon edhe vendosja e përmendoreve të Dame Gruevskit, pastaj përmendorja gjigande e Aleksandrit të madh, Goce Dellçevit, Nikolla Karevit dhe figura të tjera historike kryesisht sllavomaqedonase. Derisa sa projektet janë drejt kurorëzimit final, reagimeve të fuqishme i janë bashkangjitur intelektualët dhe historianët shqiptarë. Shoqata e Historianëve Shqiptarë ka kërkuar që të alarmohet kjo situatë dhe kjo strategji e Qeverisë së Gruevskit. Përfaqësuesi i kësaj shoqate Vehbi Xhemaili vlerësoi se me vendosjen e busteve po bëhet hegjemonizëm totalitar i kulturës sllave mbi kulturat tjera.