E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni udhëtoi në New York

Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka udhëtuar për në New York, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit, i cili do të mbahet më 17 maj.

Në fjalën e tij, ministri Hyseni do të flasë për zhvillimet dhe arritjet e Kosovës gjatë periudhës mes dy mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit.

Gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së, ministri Hyseni do të ketë një varg takimesh me përfaqësues të përhershëm të vendeve të ndryshme në OKB, kryesisht të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, thuhet në një njoftim shtypi të MPJ-së.

Këto takime thuhet se kanë për qëllim lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›