Peticion për “rastin Kiçina”
Këshilli Organizativ ”Drejtësi në rastin Kiçina”, mbështetur nga 16 organizata joqeveritare, të premten ka filluar nënshkrimin e peticionit me kërkesë “Drejtësi për vëllezërit Ramadani dhe Kiçina”.
Ekipet e këshillit organizativ janë vendosur në 30 komuna dhe procesi i vënies së nënshkrimeve do të vazhdojë deri më 25 maj 2010.
Në një konferencë për media, kryetari i këshillit organizativ, Visar Zogaj, njoftoi se në vazhdën e aktiviteteve Këshilli Organizativ ”Drejtësi në rastin Kiçina”, mbështetur nga 16 organizata joqeveritare ka filluar nënshkrimin e peticionit me kërkesë “Drejtësi për vëllezërit Ramadani dhe Kiçina”.
“Ajo që mund të iu njoftoj tani është interesimi i qytetarëve të Kosovës për të dhënë nënshkrimet e tyre, dhe me këtë për të mbështetur kërkesat tona është shumë i madh. Tani kur ne po flasim, numri i qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin ‘Drejtësi në rastin Kiçina’, ka kaluar mbi 3000 dhe kjo dëshmon që tashmë qytetarët e Kosovës janë të informuar mirë rreth rastit, qoftë me aktivitetet tona sensibilizuese, qoftë përmes formave të informimit dhe janë të bindur se këta djem janë të pa fajshëm”, ka thënë Zogaj.
Zogaj ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që përmes nënshkrimit të peticionit të përkrahin Këshillin Organizativ dhe organizatat tjera jo qeveritare, dhe se duke nënshkruar peticionin, qytetarët do t’i bashkohen kauzës për drejtësi dhe liri për vëllezërit Ramadani dhe Kiçina.
“Përmes këtij peticioni ne kërkojmë nga EULEX-i dhe Gjykata Supreme e Kosovës, gjykim të drejtë dhe të pa anshëm të të akuzuarve në rastin Kiçina. Ndërprerjen e menjëhershëm të paraburgimit, lirimin nga akuzat që ngarkohen dhe vërtetimin e pafajësisë së tyre. Kërkojmë gjithashtu gjetjen dhe administrimin e provave, të cilat vërtetojnë pafajësinë e vëllezërve Ramadani dhe Kiçina. Kërkesat tona janë të drejta, sepse asnjëherë nga tri shkallët e gjykimit nuk e është vërtetuar fajësia e tyre”, ka thënë ai.
Peticioni, sipas Zogajt, do t’i drejtohet EULEX-it, institucioneve të Kosovës, sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, Këshillit të Evropës, Amnesty Internacional si dhe Human Rights Watch.