Qemajl Mustafa jep dorëheqje nga Kryesia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa e ka ofruar dorëheqjen e tij nga Kryesia e Degës së PDK’së në Gjilan dhe për këtë mësohet t’i ketë njoftuar organet drejtuese të partisë, zyrtarët e së cilës më shumë preferojnë të heshtin sesa të deklarohen publikisht për këtë çështje.
I pari i Gjilanit ka thënë se e ka marrë këtë vendim për faktin se është tejet i pakënaqur me kryesinë aktuale, e cila nuk e kishte mbështetur atë në veprimin e fundit të përcaktimit të drejtorëve, pasi lista e tij nuk kishte hasur në përkrahje.
“Tani për tani, kam ofruar dorëheqjen time vetëm nga Kryesia e Degës, një kryesi e vjetruar në koncept, në qasje dhe në vizion. Më kanë fyer me refuzimin e listës sime për drejtorë”, ka bërë të ditur Mustafa.
Burimet e Kosovapressit tregojnë se Mustafa dorëheqjen e tij e ka kumtuar me dërgimin e mesazheve përmes telefonit tek anëtarët e Kryesisë dhe ata të Këshillit Drejtues, ku edhe ka sqaruar arsyet e dorëheqjes.
Sipas këtij burimi, në relacionin Kryetar i Komunës - Kryesi e Degës së PDK’së, kupa është mbushur pikërisht me rastin e emërimit të qeverisë së re aktuale, pasi Mustafa nuk kishte arritur të sigurojë mbështetje nga partia për listën e tij të drejtorëve.
Për më tepër, burimet brenda PDK’së pohojnë se Kryetari Mustafa ka lënë të hapur mundësinë që nëse gjërat nuk shkojnë për mbarë, mund të japë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të Komunës.