E Diel, 1 Nëntor 2026

Hysi: Berisha pranoi domosdoshmërinë e hapjes së kutive

Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Berisha në Himarë duke theksuar se kryeministri ka pranuar domosdoshmërinë e hapjes së kutive.

Në një deklaratë për shtyp nënkryetarja e grupit socialist, Vasilika Hysi ka theksuar se hapja e kutive dhe hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit ka rënë në vesh të shurdhër.

"Sigurisht, që u desh plot një vit që kryeministri të kuptonte rëndësinë dhe legjitimitetin e kërkesës së opozitës, kërkesë e cila muaj pas muaji gjeti gjithmonë e më shumë mbështetjen e partnerëve dhe faktorit ndërkombëtar. Por, më mirë vonë se kurrë" theksoi Hysi.

Më tej Hysi ka theksuar se është tejet e rëndësishme që jo vetëm të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve të 2009, por që Sali Berisha, pas pranimit të kërkesës për hapjen e kutive, të heqë dorë nga ideja qesharake për të djegur fletët e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›