E Diel, 1 Nëntor 2026

Hysi: Ja si u dhunua pa ndjenja njëambulant nga bashkiakët e Tiranës

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANË - Deputetja e PS, Vasilika Hysi denoncon keqtrajtimin e një shitësi ambulant nga Policia Bashkiake në Tiranë. "Një ngjarje e shëmtuar", siç e cilëson Hysi, në të cilën deputetja ka qenë vetë rastësisht e pranishme.

"Nëse denoncon, nuk të lëmë të shesësh nesër!!! Kështu u kërcënua një qytetar që shiste në rrugë, ndërsa policia bashkiake “kryente detyrën”, duke shkelur me këmbë dhe me kokë etikën e komunikimit, ligjin dhe duke ushtruar dhunë", nis rrëfimin e ngjarjes Vasilika Hysi.

Ajo më tej përshkruan se si teksa shitësi ambulant qëndronte i shtrirë, pa denja, punonjësit e policisë bashkiake u larguan duke e lënë qytetarin në mes të rrugës, jo larg, por disa metra përballë komisiariatit të policisë nr. 2 në Tiranë. Ambulanca e njoftuar nuk erdhi, pasi sipas urgjencës, ajo duhej të njoftohej nga policia.

"Zoti Basha mund të thotë se policia bashkiake është e vendosur të zbatojë ligjin, edhe kur përdor forcën ose bën goditje selektive mbi shitësit ambulantë ose ndërtuesit pa leje", kritikon Hysi.

Ajo tregon se meqënese të afërmit e shitësit ambulant u frikësuan tej mase, ata u larguan, duke mos dashur të denonconin vetë dhe që unë të mos e ndiqja problemin në rrugë ligjore, po e denoncoj publikisht këtë sjellje antiligjore.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›