E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyen arrestin e shtepise per te shitur heroine

Sherbimet e policise se komisariatit nr.6 ndaluan nje 19-vjecar i cili thyente masen e arrestit ne shtepi per te shitur droge. Xhejms Xhezo eshte kapur prane qendres se Kombinat me nje sasi pluhuri i ngjashem me heroinen.


Pas verfikimeve te kryera ne ambientet e Komisariatit numer 6 te Policise se Tiranes rezultoi se Xhezo ishte me mase arresti ne shtepi leshuar nga gjykata e Tiranes pasi ishte prangosur prangosur me pare per vjedhje dhe ishte ne process per kete akuze.


Xhezo eshte transferuar per ne ambientet izolinimit te drejtorise se policise se Tiranes dhe eshte marre ne pyetje nga oficeret e antidroges per menyren e sigurimit te lendes narkotike ndersa ka humbur masen e lehte qe i kishte dhene gjykata per akuzen e vjedhjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›