Hysi: Sfida e PS ne 2013, fitore dhe zgjedhje te lira Rozeta Rapushi
Zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit, do te jene sfida kryesore e Partise Socialiste per vitin qe vjen. Keshtu u shpreh dje, deputetja e PS-se per Tiranen, Vasilika Hysi, duke bere edhe nje bilanc per punen e bere gjate ketij viti dhe situaten ne vend. Hysi pohoi ne kete fundviti, se viti i ri per partine me te madhe ne opozite, do te nise me intensifikimin e aksionit politik te PS-se, per ta finalizuar me pas me fitore ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. “Mbyllem nje vit me probleme te medha ekonomike dhe financiare. Eshte nje vit ku shume familje, njerez me aftesi te kufizuara, humben te drejten e tyre per kompensim, shume njerez humben vendet e punes, familje te tjera jane perballur me papunesine. Por ajo qe doja te theksoja, eshte se viti 2013 eshte viti i sfidave te medha dhe nje nga sfidat, eshte realizimi me sukses i zgjedhjeve”, - u shpreh Hysi. Sipas saj, ne prag te zgjedhjeve parlamentare, opozita eshte pergatitur me nje strategji te detajuar, per te mundesuar zgjedhje te lira dhe demokratike. “Zgjedhjet e ndershme, demokratike jane baza e nje shoqerie, e cila ndertohet dhe funksionon ne baze te barazise dhe jo te pabarazise, te nje shoqerie ku te gjithe njerezit te jetojne me dinjitet dhe te barabarte, eshte viti i sfidave per t’u kthyer identitetin shume shqiptareve qe sot jane te papune, shume njerezve qe u jane shkelur lirite e te drejtat ne kete vit, qe ne do mbyllim”, - vijoi Hysi. Madje sipas deputetes socialiste, gjate qeverisjes se socialisteve, vendi do te marre edhe statusin e vendit kandidat. Pa hyre ne detaje per mos votimin e tre projektligjeve te kerkuara nga Komisioni Evropian, Hysi u shpreh e sigurt se me PS-ne ne pushtet vendi do te marre statusin e vendit kandidat ne BE. Ne kete kuader, ajo drejtoi gishtin tek qeverisja aktuale dhe kryeministri Sali Berisha, si pergjegjesit e vetem per mos marrjen e statusit, si dhe per deshtimet deritanishme te Shqiperise ne rrugen e integrimit. Deklaratat e Hysit, vijne ne nje kohe kur viti dhe sesioni parlamentar, u mbyll pa votimin e tre projektligjeve te kerkuara per marrjen e statusit te vendit kandidat. Deputetet socialiste nuk pranuan te japin votat per projektligjin per “Gjykaten e Larte” per ate te “Administrates Civile” si dhe per Reformen Parlamentare. Nisma, qe kerkojne nje shumice te cilesuar te votave per t’u miratuar ne Kuvend. Sipas opozites, mazhoranca me pare duhet te zgjidhe problematiken ne Qarkun e Fierit dhe me pas te nise shqyrtimi per projektligjet e kerkuara per integrimin. E njejta deklarate u pohua edhe ne seancen e fundit plenare, e cila u mbyll pa votimin e projektligjeve te kerkuara.