Treni del nga shinat ne Lushnje

Treni i pasagjerëve të linjës Tiranë-Vlorë ka dalë nga shinat në zonën e Gradishtës në Lushnje, për shkak të amortizimit të linjës hekurudhore. Lokomotiva dhe dy vagonat për pak metra, kanë rrezikuar të bien në kanalin buzë shinave të trenit. Në trenin e linjës Tiranë- Vlorë ishin rreth 34 pasagjerë, ndersa pas defektit atyre u eshte kthyer pagesa dhe u janë siguruar mjete të tjera për të shkuar në destinacionin e duhur. Sipas punonjësve të avarive hekurudhore lokomotiva ka dalë nga shinat si pasojë e hapjes së njerës prej shinave në momentin e ndërrimit të marsheve. Për më shumë se 6 orë treni ka qëndruar në hekurudhën e Gradishtës. Sipas specialistëve pritet ardhja e një tjetër lokomotive nga Durrësi për të tërhequr vagonat e mbetur.