E Diel, 1 Nëntor 2026

Hysi: Të dorëzohen gardistët, po konsumohet grusht shteti

Deputetja Vasilika Hysi, akuzoi kryeministrin se po pengon drejtësinë në punën e saj për hetimet e ngjarjeve të 21 janarit.

“Sali Berisha duhet ta kuptojë se e ka të kotë nëse mendon se do të arrijë të shpëtojë nga ndalimi këta 6 anëtarë të Gardës së Republikës që akuzohen për krimin më të rëndë që mund të imagjinohet në një vend evropian e demokratik: kanë vrarë tre qytetarë të pafajshëm e kanë plagosur shumë qytetarë të tjerë të pafajshëm vetëm e vetëm sepse protestuan kundër regjimit të Sali Berishës”, vijoi ai.

Ajo shtoi se gjashtë gardistët duhet të ndalen urgjentisht, teksa ka shtuar se Berisha po konsumon një grusht shtetit, po shkel kushtetutën e Shqipërisë dhe parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos i dorëzuar ata.

“Çdokush që bashkëpunon me Sali Berishën për të penguar drejtësinë të kryejë punën e saj do të mbajë përgjegjësi ligjore për këto veprime. Çdo shqiptar, përfshirë edhe vetë Sali Berishën, i cili jo vetëm ka dalë jashtë çdo kornize ligjore, por edhe çdo lloj rregulli e norme të arsyes, duhet ta ketë të qartë se 6 gardistët që po mbron ai të dorëzohen sa më parë organit të prokurorisë”, vijoi Hysi. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-31 14:16
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›