E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli - aleatëve: Mbroni regjimin e Mubarak-ut

Izraeli i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një sërë vendeve të Bashkimit Evropian që të ndalojnë kritikat kundër Presidentit, Hosni Mubarak dhe të ruajnë stabilitetin në rajon.

Këto masa diplomatike vijnë pas komunikatave të lëshuara nga kryeqytetet Perëndimore, në të cilat lihet të kuptohet se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian mbështet rrëzimin e Hosni Mubarak-ut, aleat i ngushtë i perëndimit dhe Izraelit.

Zyrtarë të lartë izraelitë, shkruan e përditshmja “Haaretz”, thanë se Ministria e Jashtme e Izraelit lëshoi një direktivë për ambasadat në SHBA, Kanada, Kinë, Rusi dhe shumë vende të tjera të BE-së. Në këtë direktivë kërkohet që sa më parë të jetë e mundur, ambasadorët t’u theksojnë vendeve pritëse rëndësinë e stabilitetit të regjimit të Egjiptit.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-31 12:23
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›