Hysi: Të protestojmë më 8 mars kundër pushtetit që vret

Partia Socialiste ka bërë sërish thirrje sot për protestë më 8 mars. Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Vasilika Hysi, duke iu drejtuar të gjitha grave të vendit, i ftoi ato që të mblidhen së bashku në ditën e gruas dhe të protestonin për të treguar se nuk pajtohen me situatën në të cilën ndodhet vendi.
"Pushteti po bën çdo gjë që drejtësia të mos i nxjerrë para ligjit autorët e vrasjes së demonstruesve më 21 janar, duke i vrarë ata për herë të tyre. Në emër të tyre, motrave, nënave, fëmijëve, do të protestojmë më 8 mars para Kryeministrisë", u shpreh Hysi, duke përmbyllur se ftoheshin të gjitha gratë në vend që të bashkohen për të treguar se nuk pajtohen me këtë situatë.