Rama: Të zgjidhet sa më shpejt kriza në Shqipëri
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar një zgjidhje të menjëhershme të krizës politike në vend.
Në fjalimin e mbajtur në takimin e liderëve të PES-së në Athinë, kreu i opozitës Rama ka theksuar kriza në Shqipëri është e gjithanshme dhe kërkon një ndërhyrje imediate.
Sipas tij rastet e korrupsionit janë në rritje dhe pavarësia e institucioneve po cënohet vazhdimisht.
Duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 8 majit, kreu i PS-së Rama theksoi se nevojiten garanci për zgjedhjet e ardhshme pasi sipas tij në rast se këto garanci mungojnë atëherë situata do të jetë e njëjtë si në zgjedhje te 28 qershorit 2009.
Liderët europiane të Partive Socialiste janë mbledhur në Athinë, për të diskutuar lidhur me planet e përbashkëta në ekonomi.