E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rafael Nadal eshte eleminuar ne turin e trete te turneut te Madridit

E papritura ishte shumë pranë gjatë gjithë kohës në Madrid, por ndodhi aty ku pritej më pak. Në fushën e kaltër të turneut Masters ATP, i dashuri i vendasve, Rafael Nadal, u eleminua në turin e tretë, i mposhtur nga patrioti i tij, Fernando Verdasko.
Numri 2 i botës i thye në 3 sete, me rezultatet 6-3, 3-6 e 7-5. Kjo ishte humbja e parë në një terren të tillë për Nadalin në 23 ndeshjet e fundit si dhe e para ndaj Verdaskos pas 13 fitoreve radhazi. Ai ka kërcënuar që ta bojkotojë turneun vitin e ardhshëm nëse nuk ndryshohet ngjyra blu e fushës, që sipas tenistëve është shqetësuese.
Numri 3 i botës, Rozher Federer, nuk pati probleme për të thyer francezin Rishar Gaske, madje fare lehtë 2-0 me sete dhe me rezultatin 6-3 e 6-2. Kjo ishte një përvojë e ndryshme për zviceranin, fitues të vitit 2009, pas suksesit së vështirë në turin e dytë ndaj kanadezit Millosh Raoniç.
Së fundi, numri 1 i botës, Novak Gjokoviç kaloi jo shumë lehtë zviceranin Stanislav Vavrinka, 2-0 me sete, 7-6 e 6-4. Në turin e katërt, serbi do të ndeshet me patriotin e tij, Janko Tipsareviç. 
Gjokoviç është fitues në fuqi i këtij turneu, duke mundur vjet në finale Nadalin, që e ka fituar Madriditn 3 herë në karrierë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›