E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albania Open 2012, finalja e hedhjes me parashutë

Çelja e sezonit turistik në qytetin bregdetar të Vlorës nuk kishte si të hapej më bukur sesa me finalen e Albania Open 2012.
Nga mali i Shushices ne Vlore sot pilotët do të sprovojnë veten për tentuar atë për të cilën dhe janë bërë pjesë e kësaj gare, kupën e triumfatorit.
"Albania Open" është nje eveniment nderkombetar i organizuar nga Aeronautika shqiptare me producent Alket Islamin dhe i sponsorizuar nga kompania "Yldon".

Ky kampionat me pjesemarrje nderkombetare ka mbledhur dhjetra admirues te sportit qiellor, ndersa pilotet po performojnë sot ne kushte me te favorshme klimaterike, ku zënë vend si hedhjet teke dhe ato dyshe.

Pjesë e këtij aktiviteti sportiv janë bërë pjese 120 pilote shqiptare dhe te huaj nga vende te ndryshme te Evropes.

RTV "Ora News" po ndjek hap pas hapi kete eveniment te veçante qe organizohet ne Shqiperi, qe nga momenti i hedhjes me parashute nga mali i Shushices ne Vlore.

Pergjate gjithe kohes, arbitri do te monitoroje te gjithe pilotet qe do te sfidojne qiellin e kalter ne nisje, ne ajer dhe ne perfundim te fluturimit.
 

Ky eshte edicioni i 13-te i ketij evenimenti dhe ka mbledhur rreth vetes me dhjetra pjesemarrës per te pare nga afer kete spektakël te rralle.
 

Nderkohe, ne fund te evenimentit parashutisti i cili ka grumbulluar me shume pike do te marre edhe kupen "Stardon cup".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›