E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça e KEK’u kërkojnë pikët e shpresës

Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 29-të e Superligës së Kosovës në futboll, në kuadër të së cilës do të zhvillohen disa ndeshje shumë interesante. Një duel i tillë do të zhvillohet të shtunën në Mitrovicë, ku do të përballen dy skuadrat mjaft të rrezikuara për të rënë nga elita, Trepça dhe KEK-u.

Me 28 pikë të tubuara, ‘Xehetarët‘ kërkojnë vetëm fitore përballë ‘Elektricistët’, pasi vetëm kështu mundë të shpresojnë në mbijetesë.

“Pikët e kësaj ndeshjeje për ne janë më të rëndësishme sesa buka e uji. Besoj se shokët e mi do të angazhohen shumë dhe të shënojmë fitore. Na kthehet Enis Zabërxha dhe me të mund të jemi më afër golit”, tha qendërmbrojtësi i mitrovicasve, Arben Zhjeqi.

Por, pikë të shpresës kërkojnë edhe ‘Elektricistët’, pasi kjo me gjasë është mundësia e fundit që ta kërkojë mbijetesën pasi kanë vetëm 25 pikë.

“Cilësia e lojtarëve është afërisht e barabartë te të dyja ekipet. Ne do të përpiqemi të angazhohemi maksimalisht që me një lojë të hapur dhe të bukur ta nxjerrim një rezultat sa më pozitiv, me shpresë që referimi të jetë korrekt dhe mikpritja e mirë, pa presion”, u shpreh njëri prej lojtarëve kryesorë të KEK-ut, Naim Kodraliu.

Po të shtunën do të përballen edhe dy skuadrat tjera të rrezikuara, Lira e Gjilani.

Superliga – Xhiroja e 29-të

E shtunë

Liria – Gjilani 16:00

Trepça – KEK-u 16:00

E diel

Prishtina – Besa 15:15

Vëllaznimi – Hysi 16:00

Drenica – Lepenci 16:00

Trepça ’89 – Drita 16:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›