Ruçi: Pushteti mbahet me vote
Kërkesat e opozitës në thelb nuk morrën sërish përgjigje nga kryeministri Sali Berisha. Ky ishte vlerësimi i dhënë nga kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi ndërsa në Kuvend sqaroi se deputetët e opozitës kërkuan që maxhoranca të votojë projektrezolutën e propozuar prej tyre, ku në thelb të saj qëndron angazhimi për hetimin e zgjedhjeve të qershorit të vitit të shkuar. Por në një kohë që opozita parashtron këto kërkesa, maxhoranca sipas tij nuk plotëson asnjë kerkesë.
Parlamenti ka mbi 9 orë që diskuton dy kërkesat:“Hetimin e zgjedhjeve dhe e dyta për implementimin e rekomandimit te raportit te KE-së. Kryeministri nuk dha përgjigje, pasi është unikale që një shtet ti kundërshtohet statusi i vendit kandidat dhe maxhoranca nuk ka asnjë reagim”.
Ndërsa kërkoi që të bëhet transparenca e zgjedhjeve dhe te zgjidhet kjo krizë, Ruçi akuzoi maxhorancën se ajo po gënjen, mashton ,lëshon dokrra.
“Ky lloj sundimtari është unikal, ku një shteti i refuzohet statusi i vendit kandidat, dhe kur opozita ofron një ofertë, kjo përsëri refuzohet”.