E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysni Burgaj pezullon Erzen Breçanin, goditi operatorin e Top Channel

erzen_brecaniDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka vendosur pas dy ditësh që të pezullojë vartësin e tij, tropojanin Erzen Breçanin, pasi ka dhunuar një operator të Top Channel.

Edhe pse policia e ka mohuar dhunën, është detyruar të marrë një vendim për pezullim, pasi ndaj tij ka nisur ecuria disiplinore.

Lidhur me rastin e bërë publik nga televizioni Top Channel, që bën fjalë për dhunimin e operatorit të këtij televizioni, ditën e sotme, rreth orës 14.00, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është marrë masa e pezullimit paraprak nga detyra ndaj Zv/Drejtorit për Sigurinë Publike të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, z.Erzen Brecani, pasi ndaj tij ka filluar ecuria disiplinore, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›