Hysni Burgaj:Droga, do e bëjmë"zap" Lazaratin
GJIROKASTER Lazarati ende një bastion i nxehtë për kultivimin e lëndës narkotike. Por ne po ndërhyjmë, por pa kompromis me ndëshkimin e ashpër të ligjit për të mos u mbjellë më asnjë ". Kështu ka pohuar Hysni Burgaj, kreu i Policisë së Shtetit dje Gjiro-kastër në takimin rajonal mbi masat për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike. Në këtë takim, përveç vendorëve ishin të pranishëm dhe nën kryetari i parlamentit Vangjel Tavo, ministri i Bujqësisë Genc Ruli përfaqësues të PAMECA, OSCE, etj. Referuar në statistikat që paraqitën drejtuesit lokal të policisë në luftën ndaj drogës, (ku u theksua se ka arritje në krahasim me një vit më parë, pasi u kapën 5 ton drogë), në takim, u evidentua domosdoshmëria e bashkëpunimit, për moskultivimin të narkotikëve, veçanërisht në Lazarat. "Strukturat qeverisëse të japin mbështetjen e tyre ndaj të rinjve lazarats. Unë ju kërkoj të heqim emrin e fshatit nga harta e drogës dhe ka ardhur koha që Lazarati të ndryshojë duke qenë një mbështetje e madhe për reformat e qeverisë shqiptare" - tha në fjalën e tij Dasho Aliko, kryetar i komunës së Lazaratit. I pyetur nga "Gazeta Shqiptare" kreu i policisë së shtetit Hysni Burgaj është shprehur se shumë shpejt ky fenomen do të mare fund.
Burgaj a është Lazarati qendër kultivuese e drogës?
- Mund të them që ende bastioni i Lazaratit mbetet problematik, por ne do të veprojmë më çdo kusht për zhdukjen totale të këtij fenomeni duke shpresuar që në vitin e ardhshëm të mos kemi asnjë kultivues në Lazarat.
Si e vlerësoni këtë takim mbi luftën kundër drogës?
- Ne kemi nisur përpjekjet për parandalimin e këtij fenomeni dhe këtë do ta bëjmë edhe nëpërmjet metodave më të ashpra deri në kufijtë maksimal që lejon ligji. Toleranca ndaj kultivuesve do të jetë zero.
Është folur për reduktimin e këtij fenomeni por policia e Gjirokastrës vijon të sekuestrojë drogë madje në sasi të mëdha?
- Ky fenomen është reduktuar. Krahasuar me një vit më parë, ne kemi një kultivim rreth 50 për qind më pak, ndërsa forca operacionale është shumë më lartë. Gjatë 2010-ës kultivimi u ul me 80 për qind, ndërsa faza zbuluese u rrit me 60 për qind. Këto shifra tregojnë uljen e fenomenit.
Si do të veprojë policia për parandalimin e drogës?
- Janë dy faza, ajo parandaluese dhe ajo operacionale. Në të dyja rastet do veprojmë sipas ligjit... Ky fenomen duhet parandaluar dhe këtë do ta bëjmë me çdo kusht. Asnjë shtetas mos të guxojë sepse masat do të jenë të rrepta duke nisur me një monitorim nga ajri, filmim për të cilën do të kemi edhe bashkëpunim me partnerët evropianë.
Policia e Gjirokastrës, shpesh në operacionet për sekuestrim të drogës (e dalë nga Lazarati) ka ndaluar trafikantin dhe jo kultivuesin?
- Ne kemi tashmë 20 shtetas të arrestuar nga Lazarati, dhe mund të them që është më mirë parandalimi se sa dënimi. Çdo person do të dënohet sipas ligjit sepse Policia e Shtetit është e vendosur maksimalisht për luftë të pandërprerë ndaj drogës.
(Interviste eshte botuar ne Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)