Mal i Zi, ekstradohet serbi i akuzuar për vrasjen e 44 shqiptarëve
BEOGRAD- Një shtetas serb, i akuzuar për krime lufte të kryera në Kosovë, gjatë konfliktit të armatosur të viteve 90 është ekstraduar sot nga Mali i Zi në Serbi.
Lajmi konfirmohet nga agjencia serbe Tanjug sipas së cilës, bëhet fjalë për Milojko Nikoliç, ish anëtar i njësisë famëkeqe paramilitare serbe të quajtur “Çakenjtë”, që akuzohet për përfshirje në vrasjen e 44 civileve shqiptarë në fshatin Qyshk të Pejës, në maj të 1999-ës.
Nikoliç ishte arrestuar në Mal të Zi, në fund të vitit të kaluar, me një mandat arresti nga Interpoli. Tashmë do ti duhet të përballet me akuzat për krime lufte nga prokuroria serbe.
(e.m/BalkanWeb)