E Diel, 1 Nëntor 2026

“I Huaji” ne ekranin e madh

Arkivi i Filmit

Ekranizimi i kryeveprës së shkrimtarit Albert Kamy, “I huaji”, një pasqyrë e brishtësisë së njeriut dhe e vuajtjes prej absurdit, do të shfaqet sot në mesditë në ekranin e madh të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Realizimi italian i vitit 1966 me regji të Luchino Visconti-t dhe skenar të Suso Cecchi d'Amico-s, sipas novelës së Albert Kamysë, vjen nën interpretimin e aktorëve Marcello Mastroianni, Anna Karina, Bernard Blier, Bruno Cremer, Pierre Bertin, Marc Laurent etj. Në një atmosferë të tensionuar politike, kur francezët ende kontrollojnë Algjerinë, një algjerian vritet në plazh dhe Meursault, një francez, i cili ka jetuar në Algjer gjithë jetën e tij, arrestohet për vrasjen. Zhvillohet gjyqi. Një nga dëshmitarët ishte në funeralin e nënës së Arthur Meursault dhe dëshmon se Meursault nuk tregoi asnjë emocion, kur nëna e tij vdiq. Kjo ditë e mbushur me ngjarje në bankën e të akuzuarve zhvillohet pak kohë pas varrimit, kur Meursault është duke shqyrtuar se çfarë jeta e tij ka qenë dhe çfarë rruge duhet të marrë në të ardhmen. Filmi “I huaji” është nominuar për “Golden Lion” në vitin 1967 dhe “Golden Globe” në vitin 1968.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›