Korçë shuhetaktori i EstradësNazif Tale
KORCE- Sot ndërroi jetë aktori i Estradës Profesioniste të Korçës, Nazif Tale, një nga aktorët që i dha skenës së estradës së Korçës dhjetra role që do të mbahen mend për shumë vite.
Nazif Tale lindi në fshatin Pilur të rrethit të Devollit në vitin 1938. Që me krijimin e Estradës Profesioniste të Korçës, në vitin 1955 ai punoi si aktor humorist deri sa doli në pension.
Drejtoresha e teatrit "A.Z.Çajupi" të Korçës, Zamira Kita e vlerësoi Nazif Talen si një mjeshtër në role groteske, çka e bëri atë të njohur jo vetëm në qytetin e Korçës, por në mbarë vendin.
Regjisori, Dhimitër Orgocka e vlerësoi Talen si aktor binjak në humor me Aleko Prodanin dhe si krijues që i dha skenës dhe ekranit shumë role që do të mbeten në kujtesën e artdashësve.
(e.n/BalkanWeb)