E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna njerezore nga India ne Marok

Dita e dyte e Festivalit Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut nis sot ne burgun 313 ku shfaqen filmat Bagatela dhe Kuraje gruaje dhe mbi to behet nje diskutim.


Ne oren 16.30 shfaqet T-shirti im i RDGJ-se My DDR-T Shirt 53 min dokumentar i realizuar ne vitin 2008 nga regjisori Ian Hawkins. Ai eshte krijuar nga nje numer intervistash me deshmitare te epokes komuniste qe nga nje komunist britanik ish punonjes i STAS-it dhe deri te njerez te thjeshte nostalgjike per te kaluaren komuniste.


Programi vijon ne oren 17.25 me Nusja Bigame Pese Bashkeshortet e mi The Bigamist Bride my five Husbands 2009 75 min i regjisorit Brian Hill. shte historia e Emili Horn-it nje grua e martuar pese here dhe asnjehere e divorcuar. Emili denohet me vite burg per bigami.
Nga India vjen historia e Kavit qe nuk mund te shkoje ne shkolle e te luaje me shoket sepse eshte i detyruar te beje punen e nje skllavi ne nje furre tullash. Per kete histori kane bashkepunuar producente indiane e amerikane te filmit Kavi 200919 min me regji te Gregg Helvey-it. Shfaqet sonte ora 18.40.


Ne oren 19.00 shfaqet Mesime ruse 2010 110 min me regji te Olga Konskaya-s dhe Andrei Nekrasov-it. Filmi eshte nje hetim ne luften midis Rusise dhe Gjeorgjise ne vitin 2008.
Filmi Problemi 2010 81 min i regjisoreve Jordi Ferrer dhe Pablo Vidalm mbyll diten e dyte te Festivalit Nderkombetar per te Drejtat e Njeriut ne oren 2050.


shte nje dokumentar i ngritur mbi materiale te gazetareve profesioniste qe perpiqen te thone se cfare ka ndodhur dhe po ndodh ende ne Saharane Perendimore. Nje vend ku eshte krejtesisht e ndaluar te fotografosh apo te xhirosh ne fshehtesi.


Maroku deshiron qe te mos merret vesh se cpo ndodh ne territoret e pushtuara te Saharase Perendimore ku banoret jetojne nen kercenim te vazhdueshem. Ata nuk mund ta zene ne goje Saharane Perendimore apo te shqiptojne fjalen referendum.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›