E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I akuzuar për dhunë dhe ngacmim, arrestohet aktori i njohur

Aktori i njohur Hollywood, Jonathan Majors, është arrestuar, i akuzuar për ngacmim dhe dhunë.

Sipas BBC, Majors u vu në pranga pasi një 30-vjeçare e akuzoi atë se e kishte dhunuar dhe ngacmuar seksualisht.

Avokati i aktorit 33-vjeçar mohoi akuzat, teksa deklaroi se Majors dhe gruaja njiheshin dhe se ai ishte vetëm një viktimë.

Arrestimi i aktorit të njohur vjen vetëm disa javë pasi ai prezantoi një çmim në Oscar .

Karriera e tij mori hov pas interpertimit në filmin “The Last Black Man” në San Francisko të vitit 2019, përpara se të luante në filmin “The Harder They Fall” dhe në filmin e Marvel Comics “Ant-Man and The Ëasp: Quantumania”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›